Fluturimi me avion është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse do t’u referoheshim statistikave mbi aksidentet ajrore dhe atyre me makinë, të dytat janë më të mëdha në numër, edhe pse aksidentet e avionëve janë më të bujshme. Në këtë klasifikim, ju sjellim disa kuriozitete interesante mbi aksidentet ajrore që mbase nuk i dinit. Herën tjetër kur të udhëtoni me avion, të jeni më të qetë duke qenë të informuar për gjithçka.
Pilotët koreanë janë më të përgatiturit në të gjithë botën
Pilotët koreanë dhe shoqëruesit e tyre nuk hipin në një avion me pasagjerë, nëse më parë nuk kanë pilotuar për prova disa javë dhe vetëm pas një periudhe të gjatë trajnimi dhe simulimesh në tokë. Arsimi korean, edhe në këtë drejtim, është i pashembullt. Ai është më superiori nga gjithë të tjerët që përbëjnë një listë prej 100 vendesh. Ndaj, nëse dëshironi siguri të plotë, zgjidhni të udhëtoni me një pilot korean.
Pilotët brazilianë dinë se si të mbijetojnë
Pra koreanët dinë të pilotojnë më mirë nga gjithë të tjerët. Por nëse nuk keni në dispozicion një staf pilotësh koreanë? Mos u shqetësoni; mund t’u besoni pilotëve brazilianë, të cilët janë më pak të zotët se sa koreanët në pilotim, por janë më të mirët në rast mbijetese kur ndodh që, për shembull, avioni të bjerë në një xhungël. Këta pilotë, ndjekin kurse të posaçme mbijetese dhe madje mësojnë se si të përdorin pjesët e shkatërruara të avionit për ndihmë në pritje të arritjes së shpëtimtarëve të vërtetë.
Vendet e pasme janë më të sigurta
Pothuajse të gjithë të mbijetuarit, protagonistë të incidenteve dhe aksidenteve ajrore kanë qenë ulur në vendet e pasme të avionëve, ndaj duket se kjo pjesë është më e sigurta tek ata. Mundësia për të shpëtuar nga një aksident i mundshëm, duke u ulur në ndenjëset e pasme të avionëve, është 40%.
Kur hipni në avion është më mirë të visheni në mënyrë komode dhe me veshje “të gjata”
A e dinit se veshja juaj mund të bëjë diferencën kur ndodh një incident ajror? Veshjet me mëngë të gjata dhe pantallonat e gjata mund të shërbejnë për “izolimin” e lëkurës kur verifikohet një zjarr i vogël brenda avionit. Për më tepër, materiali i rrobave prej leshi është më i mirë sesa ai i pambukut, sepse kur laget ka ende veti mbrojtëse, ndërsa pambuku jo.
Nëse do të dilni për 90 sekonda nga një avion që ka marrë flakë, atëherë mundësia për të mbijetuar është më e madhe
Një avion nën flakë, praktikisht është një furrë e vërtetë, që mund t’ju djegë të gjallë. Duke marrë parasysh transmetimin e nxehtësisë nëpërmes ajrit me temperaturat e një avioni nën flakë dhe lëkurës njerëzore, një person duhet të dalë nga avioni për 90 sekonda që nga fillimi i zjarrit; nëse ia del, atëherë mundësia për të mbijetuar është më e madhe.
Është e rëndësishme të dini të orientoheni në brendësi të avionit
Kur hipni në avion është e rëndësishme që të njiheni me të, me brendësinë e tij, në mënyrë që të jeni të parapërgatitur në rast të ndonjë aksidenti. Për shembull, numëroni rreshtin e ndenjëseve që ju ndajnë nga porta kryesore e avionit, por mund të vëzhgoni edhe se si punonjëset e avionit e hapin atë portë.
Pjesa më e madhe e incidenteve verifikohet në tri minutat e para ose tetë minutat e fundit të fluturimit
Mbase ju ka ndodhur që kur keni udhëtuar me avion të keni pasur frikë të bënit një sy gjumë për shkak të ndonjë incidenti të mundshëm. Por mund të rrini të qetë, sepse sipas statistikave, pjesa më e madhe e incidenteve verifikohet brenda tri minutave të para, ose tetë minutave të fundit të udhëtimit me avion, ose më saktë, atëherë kur pilotët kryejnë manovrat më delikate.