Të veshur me “Kosovë”, Osmani dhe burri i saj mbështesin ekipin tonë në Olimpiadë

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun, gjenden në Paris për t’I mbështetur sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.

E para e vendit ka postuar një fotografi krah bashkëshortit, ku shihen me veshje prapa të cilave shkruan “Kosova”.

“Përpara Kosovë. Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, në Olimpiadë sivjet marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova, pesë prej tyre janë xhudistë, një atlete, një boksiere dhe dy notues.

Në Paris pos presidentes, është edhe kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme