Të zgjedhurit në Parlamentin Evropian, këto janë rezultatet

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

EPP:fitues relativ i zgjedhjeve, ALDE&EnMarche dhe të gjelbërtit: rritjen më të madhe,

Parlamenti Evropian sapo ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian 2019 në 28 Shtete Anëtare.

Sipas rezultateve preliminare forcat progresive pro-BE (EPP, S&D, ALDE+EnMarche, GREENS-EFA) do të mbesin forca më e madhe politike e BE-së, me67.37% të votës së përgjithshme.

Partitë konzervatoredhe populliste (Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF), ECR, GUE / NGL, 5STAR + BREXIT (ish-EFDD), Non-Inscrits)kanë arritur të fitojnë 28.89% të votës së përgjithshme. Partitë politike të tjera kanë fituar 3.73% të votës – këto parti nuk i përkasin momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

Rritje më të madhe nga të gjitha grupet politike kanë:

  1. Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + EnMarche e Presidentit Macron është rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.
  2. Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) e udhëqur nga MatteoSalvini i Italisë është rritur për22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.
  3. Të Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens-EFA) është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare, S&D ka fituar në 7 shtete anëtare, ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare, Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare, ECR ka fituar në 2 shtete anëtare dhe 5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtarë.

Siç kemi komunikuar edhe në hulumtimin tonë të fundit, sipas këtij rezultati zgjedhor për herë të parë pas 40 viteve dy të mëdhenjtë, EPP dhe S&D, e kanë humbur shumicën. Ata kanë fituar 44.21% të votës së përgjithshme, gjë që shënon rënie nga 54% në 2014. Rrjedhimisht, zgjedhjet kanë prodhuar një parlament më të fragmentuar.

Pasi që “koalicioni i madh” EPP dhe S&D nuk do të ketë shumicën e Eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, kjo familje politike do të duhet të punojnë me grupet e tjera në Parlamentin e ardhshëm Evropian për të formësuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të institucioneve të BE-së.

Marre parasysh rritjen e madhe të ALDE+EnMarche dhe të Gjelbërtit, do të janë “king-maker” të koalicionit EPP dhe S&D.

Po ashtu, duhet nënvizuar se këto zgjedhja kanë shënuar rritje më të madhe të daljes së votuesve në 20 vite të fundit, duke arritur në 50.5% të daljes së votuesve.

REZULTATET ZYRTARE

Këto janë rezultatet zyrtare, sipas grupeve momentale në Parlamentin Evropian, me votat e numëruara në 28 Shtete Anëtare:

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka humbur 37 deputetë, nga 216 (2014) në 179 (2019) deputetë.

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) ka humbur 30 deputetë, nga 185 (2014) në 150 (2019) deputetë.

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) + EnMarche e Macronitështë rritur për 38 deputetë, nga 69 (2014) në 107 (2019) deputetë.

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) është rritur për 22 deputetë, nga 36 (2014) në 58 (2019) deputetë.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) kanë humbur 19 deputetë, nga 77 (2014) në 58 (2019) deputetë.

TëGjelbër/Aleanca e LirëEvropiane (Greens-EFA)është rritur për 18 deputetë, nga 52 (2014) në 70 (2019) deputetë.

E Majta e BashkuarEvropiane – E MajtaVeriore e Gjelbër (GUE-NGL)ka humbur 14 deputetë, nga 52 (2014) në 38 (2019) deputetë.

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) është rritur për 14 deputetë, nga 42 (2014) në 56 (2019) deputetë.

Deputetë të pa rreshtuar kanë humbur 13 deputetë, nga 20 (2014) në 7 (2019) deputetë.

Grupi i deputetëve “të tjerë” ka fituar 28 deputetë. Ky grup i deputetëve nuk i përket momentalisht asnjë grupi politik brenda Parlamentit Evropian.

FITUESIT E ZGJEDHJEVE, SIPAS PARTIVE POLITIKE NACIONALE TË SHTETEVE ANËTARË

Austria: Fituesi i zgjedhjeve është partia ÖVP – ÖsterreichischeVolkspartei (EPP) me 34.90%, e pasuar nga SPÖ – SozialdemokratischeParteiÖsterreich (S&D) me 23.40%.

Belgjika: Fituesi i zgjedhjeve është partia N-VA – Nieuw-VlaamseAlliantie (ECR) me 13.51%, e pasuar nga VI.Belang – VlaamsBelang (ENF) me11.53%.

Bullgaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni GERB – GrazhdanizaEvropeyskoRazvitienaBalgariya + SayuznaDemokratichniteSili  (EPP) me 31.30%, e pasuar nga BulgarskaSotsialisticheskaPartiya (S&D) me 24.33%.

Kroacia: Fituesi i zgjedhjeve është partia HDZ – Hrvatskademokratskazajednica (EPP) me 23.04%, e pasuar nga SDP – SocijaldemokratskapartijaHrvatske (S&D) me 17.90%.

Qipro: Fituesi i zgjedhjeve është partia DISY – DemocraticRally (EPP) me 29.02%, e pasuar nga ΑΚΕL – ProgressiveParty of WorkingPeople (GUE/NGL) me 27.49%.

Çekia: Fituesi i zgjedhjeve është partia ANO 2011 (ALDE&EnMarche) me 26.90%, e pasuar nga ODS – Občanskádemokratickástrana (ECR) me13.70%.

Danimarka: Fituesi i zgjedhjeve është partia A (S) – Socialdemokratiet (S&D) me 22.85%, e pasuar nga V (V) – Venstre, Danmarks Liberale Parti (ALDE&EnMarche) me 20.55%.

Estonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia RE – EestiReformierakond (ALDE&EnMarche) me 21.70%, e pasuar nga SDE – SotsiaaldemokraatlikErakond (S&D) me 21.50%

Finlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia KOK – KansallinenKokoomus (EPP) me 20.70%, e pasuar nga VIHR – Vihreäliitto  (Greens/EFA) me 15.90%.

Franca: Fituesi i zgjedhjeve është partia RN – Rassemblementnational (ENF) me 23.53%, e pasuar nga koalicioni Renaissance – La RepubliqueEnmarche! + MoDem + Agir + Mouvementradical, social et liberal (ALDE&EnMarche) me 22.47%.           

Gjermania: Fituesi i zgjedhjeve është partia CDU – CSU – ChristlichDemokratische Union Deutschlands / Christlich-Soziale Union in Bayerne.V. (EPP) me 28.70%, e pasuar nga GRÜNE – Bündnis 90/DieGrünen (Greens/EFA) me 20.70%.

Greqia: Fituesi i zgjedhjeve është partia NewDemocracy (EPP) me 33.28%, e pasuar nga SY.RΙ.ΖΑ. (GUE/NGL) me 23.94%.     

Hungaria: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni FIDESZ + KDNP (EPP) me 52.14%, e pasuar nga DK – DemokratikusKoalíció (S&D) me 16.26%.

Irlanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia FG – Fine GaelParty (EPP) me 29%, e pasuar nga FF – FiannaFáilParty (Greens/EFA) me 15.00%.

Italia: Fituesi i zgjedhjeve është partia LN – Lega Salvini Premier (ENF) me 28.70%, e pasuar nga PD – PartitoDemocratico  (S&D) me 22.50%.

Letonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia JV – JaunāVienotība (EPP) me 26%, e pasuar nga Saskaņa SDP – SaskaņaSociāldemokrātiskāpartija (S&D) me 17.50%.

Lituania: Fituesi i zgjedhjeve është partia TS-LKD – Tėvynėssąjunga – Lietuvoskrikščionysdemokratai (EPP) me 18.06%, e pasuar nga LSDP – Lietuvossocialdemokratųpartija (S&D) me 16.64%.

Luksemburgu: Fituesi i zgjedhjeve është partia DP/PD – DemokrateschPartei/Parti démocratique (ALDE&EnMarche) me 21.44%, e pasuar nga CSV/PCS – Chrëschtlech-SozialVollekspartei/Parti populairechrétien-social (EPP) me 21.10%.

Malta: Fituesi i zgjedhjeve është partia PL/MLP – PartitLaburista/Malta LabourParty (S&D) me 55.90%, e pasuar nga PN/NP – PartitNazzjonalista/NationalistParty (EPP) me 36.20%.

Holanda: Fituesi i zgjedhjeve është partia PvdA – Partijvan de Arbeid (S&D) me 18.10%, e pasuar nga VVD – VolkspartijvoorVrijheidenDemocratie (ALDE&EnMarche) me 15% .

Polonia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PiS – Prawo i Sprawiedliwość (ECR) me 42.40%, e pasuar nga EuroepanCoalition (EPP, S&D, ALDE&EnMarche) me 39.10%.

Portugalia: Fituesi i zgjedhjeve është partia PS – PartidoSocialista (S&D) me 33.81%, e pasuar nga PSD – Partido Social Democrata (EPP) me 22.71%.

Romania: Fituesi i zgjedhjeve është partia PSD – Partidul Social Democrat (S&D) me 25.70%, e pasuar nga PNL – PartidulNaţional Liberal (EPP) me 25.70%.

Sllovakia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PS + SPOLU (EPP, ALDE&EnMarche) me 20.10%, e pasuar nga SMER-SD (S&D) me 15.70%.

Sllovenia: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni SDS + SLS (EPP) me 26.47%, e pasuar nga SD – Socialni demokrati (S&D) me 18.62%.

Spanja: Fituesi i zgjedhjeve është koalicioni PSOE/PSC (S&D) me 32.82%, e pasuar nga PP – PartidoPopular (EPP) me 20.12%.

Suedia: Fituesi i zgjedhjeve është partia S – Socialdemokraterna (S&D) me 25.10%, e pasuar nga M – Moderaterna (EPP) me 17.60%.

Mbretëria e Bashkuar: Fituesi i zgjedhjeve është partia BrexitParty(ish-EFDD) me 31.71%, e pasuar nga Libdems – Liberal Democrats (ALDE&EnMarche) me 18.55%.

KUSH KA FITUAR KU?

Në bazë të këtyre rezultateve, këto janë Shtetet Anëtare se ku kanë fituar grupet politike respektive:

EPP ka fituar në 13 shtete anëtare:  Austria, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.

S&D ka fituar në 7 shtete anëtare: Danimarkë, Maltë, Holandë, Portugali, Romani, Spanjë, Suedi.

 
ALDE + EN MARCHE ka fituar në 3 shtete anëtare: Çeki, Estoni, Luksemburg.
 

Aleanca Evropiane e Popujve dhe Kombeve (ish-ENF) ka fituar në 2 shtete anëtare: Francë, Itali.

 
ECR ka fituar në 2 shtete anëtare: Belgjik, Poloni.
 

5Star+Partia Brexit (ish-EFDD) ka fituar në 1 shtet anëtar: Mbretëria e Bashkuar.

Të ngjashme