“I woke up in a new Bugatti”, është ndër këngët më të dëgjuara në klubet e natës, e cila duket vetëm si një ëndërr për ata që e dëgjojnë.
Por, jo njëlloj kjo gjë ndodh edhe me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, i cili ka vërtet fatin të zgjohet pranë një veture të re luksoze në mëngjes.
Së fundmi, portugezi ka ‘reklamuar’ veturën e tij të re Bugatti Chironin, me anë të një postim të ‘bleacherreportit’ në Instagram.
Çmimet e kësaj veture super luksoze kapin shifra marramendëse.
Numri i veturave të tilla në prodhim është i limituar në 500, dhe ka në dispoziocion një rreth tejet të ngushtë të klientëve.
Cristiano është i njohur për pasionin e tij ndaj veturave, dhe ka një koleksion të madh të tyre në shtëpinë e tij.