Të zhdukurit tanë janë plagë e hapur

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 12:34 | Nga Ardian Bajraktari

Jeta jonë, është e lidhur ngushtë me njerëzit që i kemi të familjes e të afërm, por kur fati ndërprenë rrugën jetësore të tyre, jeta jonë vazhdon me kujtime për ta, me zotime se kurrë nuk do ti harrojmë dhe se do të punojmë që drejtësia të shkoj në vend për aq sa ne kemi mundësi.

Driloni, Shqiponja, Osmani dhe shumë fëmijë të tjerë, nuk patën rastin asnjëherë në jetën e tyre ta shijojnë përkëdheljen prindërore, ngase prindërit e tyre u zhduken gjatë luftës për liri.

Këta tashmë janë rritur, disa dhe kanë krijuar familje, po këta fëmijë dhe ne me ta, presim e jetojmë me shpresë se do të mësojmë për fatin e më të dashurve tanë që se paku të jetë një vend ku do të mund të vendosim lule, t’i përkujtojmë me nder, krenari e respekt, ashtu siç e meritojnë.

Liria jonë pa sakrificën e jashtëzakonshme nuk do të vinte kurrë, por edhe rrugëtimi ynë drejt të ardhmes së ndritur, pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve nuk është e plotë.

Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit!

Të ngjashme