Te Zvicra presin shumë nga Shaqiri

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Tre futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen A të Zvicrës për ndeshjet e këtij muaji. Selektori Vladimir Petkoviq ka ftuar Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën e Admir Mehmedin. Të tre janë të rëndësishëm për helvetikët, ndërsa Xhaka është kapiten i përfaqësueses. Jashtë përfaqësueses ka mbetur Albian Ajeti.

Zvicra më 11 nëntor luan miqësore me Belgjikën. Më pas më 14 nëntor përballet me Spanjën në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve. Po në kuadër të Ligës së Kombeve, Zvicra më 17 nëntor takohet me Ukrainën.

“Kam zgjedhur sulmuesit që mund të shtyjnë para ekipin. Ajeti e Cedric Itten po ashtu janë paraqitur mirë në skuadrat e tyre dhe jam i lumtur që i kam në dispozicion”, ka thënë selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq. Ai ka vlerësuar lartë formën e Shaqirit te Liverpooli.

“Mendoj se Shaqiri është lojtar prej të cilit mund të përfitoj ekipi përfaqësues. Ai po ashtu përfiton nga ekipi përfaqësues. Ai ende mund të luaj mirë dhe këtë e ka konfirmuar te Liverpooli. Kam parë Xherdanin të punojë shumë për ekipin dhe kjo na duhet për ekipin përfaqësues po ashtu”, ka theksuar Petkoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme