Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi kanë qenë për një kohë të gjatë dyshja më e komentuar në mediet rozë.
Ata i dhanë fund romancës së tyre para disa muajve, por deklaratat për njëri-tjetrin nuk munguan.
Në emisionin që Tea ka filluar ta udhëheq së fundi, ajo ka përmendur emrin e Beartit ku zbuloi se gjithçka zgjati rreth 5 muaj dhe raporti që kishte me të mund të quhet një lidhje.
Kur askush nuk e priste, erdhi edhe reagimi i Beartit duke ‘shpërthyer’ në ofendime.