Teatri Adriana në Ferizaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e rexhisores Arzana Kraja e cila vdiq gjatë ditës së sotme.
Në njoftim thuhet se lajmi për vdekjen e Arzana Krajës ka prekur thellë stafin e teatrit Adriana, dhe se ndajnë dhimbjen për humbjen e saj me familjen dhe komunitetin artistik.
“Me trishtim mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të regjisores Arzana Kraja
Me këtë rast në emër të Teatrit “Adriana” në Ferizaj, duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e madhe, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kraja, dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë komunitetit artistik. E paharruar do të mbetesh në kujtesën tonë”!