Teatri ”Dodona” në Prishtinë, tashmë ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit Drejtues të këtij ambienti kulturor.
Në komunikatën e dërguar, thuhet se Këshilli Drejtues përbëhet nga emra të njohur të botës së artit si:
Drita Rudi – Përfaqësuese e Komunës
Besnik Krapi – Aktor dhe producent
Ismet Sijarina- Regjisor
Dardane Mehmeti – Aktore
Albena Reshitaj – Dramaturge
Mandati i Këshillit Drejtues në Teatrin ”Dodona”, është katërvjeçar dhe mision i tyre është konstituimi i këshillit, mbajtja e mbledhjeve dhe çështjet e tjera të rëndësishme.