Teatri i qytetit të Vushtrrisë merr emrin “Adem Mikullovci”

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Teatri i qytetit të Vushtrrisë nga tani e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se teatri i kësaj komune merr emrin “Adem Mikullovci”, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se kjo është një gjë e vogël për një artist siç ishte Mikullovci.

“Një gjë e vogël për një artist të madh!

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”!

Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit!

Urime!”, shkruan Meholli në atë postim.

Adem Mikullovci u lind në Vushtrri më 1939, ai ndërroi jetë më 15 shtator të këtij viti, duke lënë pas një karrierë të pasur me vepra artistike, që do të jenë trashëgim për brezat e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme