Irani ka bërë të ditur më 25 dhjetor se do të vazhdojë përpjekjet për ta liruar një ish-zyrtar iranian të dënuar në Suedi me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një ekzekutim masiv të të burgosurve politikë në Iran.
“Ky vendim i padrejtë dhe i egër nuk i përfundon përpjekjet diplomatike të Iranit për ta riatdhesuar dhe liruar këtë shtetas iranian dhe ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, pa specifikuar se çfarë masa do të ndërmerrte Irani.
Më 19 dhjetor, një gjykatë e apelit në Suedi la në fuqi vendimin për dënim me burgim të përjetshëm ndaj ish-zyrtarit iranian, Hamid Noury, për vrasje dhe kryerje të krimeve të rënda kundër ligjit ndërkombëtar.