Chrissy Teigen ka zbuluar se në fillim të romancës së tyre, këngëtari John Legend është përpjekur t’i japë fund lidhjes.
“Isha me të në një tur dhe ai nuk ndihej mirë. Ishte shumë i stresuar dhe ma tha në mënyrë direkte që nuk donte të ishte në një lidhje me mua”, ka treguar modelja për “Cosmopolitan”.
“Por kjo dëshirë e tij nuk zgjati shumë. Tani unë ja kujtoj shpesh duke i thënë se e mban mend atëherë kur doje të ndaheshe nga unë. Dhe reagimi i tij është: ‘Po të më falësh. Gabim i madh'”.
Por së fundmi, ka qenë këngëtari ai që tregoi anën tjetër të historisë, duke thënë se ishte bashkëshortja e tij ajo që në mënyrë kategorike, refuzoi t’i jepnin fund lidhjes.
“Isha shumë i zënë dhe në stres. Dhe thjesht i thashë se do të isha më i lumtur nëse do të isha vetëm tani. Ndërsa përgjigja e saj ishte thjesht një ‘Jo’ e prerë”, tregon John.