Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet drejtimi i automjetit për 3 muaj

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë prej 300 eurove dhe i ka ndaluar për tre muaj drejtimin e mjetit me veprim motorik një personi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë ishte duke drejtuar automjetin me 163 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, shkruan aljmi.net.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 163 km/h (gjobitet me 300€ si dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në traifkun rrugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme