Tejkaloi shpejtësinë, i merret patent shoferi një personi në Ferizaj

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Një person në Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, me ç’rast i është marrë patent shoferi, i është shqiptuar gjoba prej 300 eurosh dhe 3 pikë negative.

Bëhet e ditur se personi i dënuar është i moshës 47 vjeçar, përcjell Klankosova.tv.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar shoferin Z.G (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h”.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme