Policia e Kosovës vazhdimisht po kontrollon shoferët të cilët thyejnë rregullat në trafik, derisa nuk po mungon edhe shqiptimi i gjobave ndaj tyre. Një rast i radhës ka ndodhur në komunën e Ferizajt.
Mbrëmjen e së martës në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt, kanë ndaluar shoferin 38-vjeçar me inicialet A.K., i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 141 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.