Tek Syri i Kaltër më pak turistë – shkak rruga e prishur dhe mungesa e shërbimeve

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Me rreth 1500 vizitorë në ditë Syri i Kaltër monumenti natyror më i rëndësishëm në aksin nacional Gjirokastër – Sarandë ka një rënie të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.

Burimi në formë ovale i rrethuar nga një kurorë e dendur bimësie dhe pemë qindravjeçare rrapi është më i madhi mes 18 burimeve që burojnë prej rrëzës së malit të Gjerë.

Suada Basho menaxhere e zyrës së informacionit turistik të zonës së mbrojtur thotë se vizitoret kanë nevojë për aktivitete në natyrë. Megjithëse ngritja e çadrave është e lejuar, mungojnë të gjitha shërbimet e tjera që nga tualetet, dushet apo ushqimi.

Svenja dhe i dashuri i saj nga Polonia janë duke ju shkruar kartolina miqve në një kënd brenda parkut. Ata duken të kënaqur me vizitën dhe me Shqipërinë, por tërheqin vëmendjen për shërbimet që mungojnë.

Të njëjtin shqetësim për mungesën e shërbimeve dhe rrugën e shkatërruar ngre edhe një familje shqiptarësh që viziton parkun natyror për herë të parë, shkruan Top Channel.

Megjithë bukurinë e rrallë natyrore që ofron parku, përballja e parë me të është problematike. Era e keqe dhe ndotja e akumuluar prej vitesh në liqen ne hyrje të parkut është duke u kryesuar listën e ankesave të vizitorëve.

Ndryshimet që erdhën pas riorganizimit të administrimit dhe vendosjen e parkut nën varësinë e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura diktuan rregullore të re për parkun përfshirë këtu edhe ndalimin e zhytjeve në burim çka duket gati e pamundur megjithë sinjalistikën që e ndalon notin dhe patrullimin disa herë në ditë të specialistëve.

Duket se gjysma e vizitorëve vijnë në Syrin e Kaltër për tu zhytur në ujërat e burimeve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme