Po vazhdon solidarizimi me banorët e prekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri, ku mbetën te vdekur 52 persona, derisa afër 1000 të tjerë u lënduan.
Shumë shqiptar anembanë botës, por dhe shtete fqinje kanë ndarë shuma të mëdha parash për ata qytetarë që u dëmtuan dhe mbeten pa kulm mbi kokë.
Një ndihmë të madhe me thirrjet e tij ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi.
Ai mbrëmë në një emision live, së bashku me Sidrit Bejlerin dhe Gold Ag, priten telefonata nga bashkatdhetarë të cilët si gjithmonë hapën zemrën për popullin e tyre.
Ndërsa, emocionuese ishte pikërisht telefonata e fundit, kur një mërgimtar tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro.
Elvis Naçi duke falënderuar atë, tha se “Një gëzim i paparë po mbretëron në studio, teksa njerëzit e pranishëm kanë nisur të qajnë nga gëzimi dhe vepra e mërgimtarit”.