Për dekada, mënyra e vetme për të biseduar më dikë që ndodhet larg ka qenë nëpërmjet telefonit.
Mirëpo periudha e internetit solli mundësi të tjera si FaceTime, Instagram, Snapchat dhe një mori mënyrash të tjera për të zhvilluar biseda që i bënë thirrjet telefonike të dukeshin jashtëzakonisht joefikase.
Disa kompani janë duke punuar në përmirësimin e asaj që nuk ka qenë në rregull me telefonatat, duke i bërë ato më pak shqetësuese dhe më produktive.
Kjo metodë e re që pritet t’i zëvendësoj telefonatat quhet ‘Mesazhe me Zë’ dhe bën kombinimin e tekstit, zërit dhe videove në mënyrë që bisedat të jenë sa më efektive.
Walkie-talkies do të jetë një aplikacion për telefonat e mençur, shkruan The Wall Street Journal, transmeton Klan Kosova.
“Ju duhet të shtypni një buton për të regjistruar zërin tënd dhe kur të keni mbaruar, zëri juaj do të transmetohet në pajisjen e personit që ju dëshironi t’i përçoni mesazhin. Ai dëgjon mesazhin tënd dhe të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, ka thënë shefi ekzekutiv për përpunimin e mesazheve, Bill Moore.