Telefoni i palosshëm i Xiaomi do të kushtojë sa gjysma e Galaxy Fold (VIDEO)

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Samsung dhe Huawei kanë zbuluar smartfonët e tyre të palosshëm muajin e kaluar. Të dy kanë dizajn të ndryshëm por kanë vetëm një gjë të përbashkët – çmimin e lartë.

Galaxy Fold i Samsungut kushton 1.980 dollarë, ndërsa Mate X i Huaweit rreth 2.600 dollarë, transmeton Koha.net. Çmimi i lartë i tyre i bënë një pajisje luksoze, por falë Xiaomit, do të keni mundësi që të blini një smartfon të palosshëm i cili do të kushtojë më pak – 999 dollarë për të qenë më preciz, shkruan gsmarena.

Sipas raportit të iGyaan, smartfoni i palosshëm i Xiaomit – i cili aktualisht referohet si Mi Fold dhe Mi Flex – do të kushtojë 999 dollarë në SHBA, 999 euro në Europë dhe 1.087 dollarë në Indi. Kompania planifikon që ta lansojë atë diku mes muajit prill dhe qershor. Fillimisht do të lansohet në Kinë dhe pastaj në tregjet globale.

Gjithashtu, në raport thuhet se Mi Fold/Flex do të kushtojë gati sa gjysma e Galaxy Fold sepse Xiaomi do të përdorë panelet OLED të bërë nga Visionox Technology. Mbetet të shihet nëse këto panele do të jenë të mirë sa panelet OLED që i kanë Galaxy Fold dhe Mate X.

Ashtu sikurse Galaxy Fold dhe Mate X, edhe Mi Fold/Flex do të jetë smartfon i avancuar dhe do të vijë me procesor Snapdragon 855 SoC dhe me deri në 10 GB RAM memorie.

Në vijim mund të shikoni një video e cila është publikuar në muajin janar të këtij viti

https://youtu.be/oxQrFmQ-Txk
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme