Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjecar si dhe njëherësh Sekretar Teknik i Federatës Skitare të Kosovës, Emin Dushullovci.
Baca Emin ashtu siç e thërrisnin të gjithë, ishte punëtor i vyer përgjatë dekadave të shumta të konsolidimit dhe zhvillimit të sportit të skitarisë në vendin tonë. Ishte njeri me vullnet të madh për avancimin e gjeneratave dhe kushteve në të cilën organizoheshin garat e skitarisë në kohën e paraluftës e atë të Republikës së Kosovës.
I përjetshëm do të jetë emri, puna dhe kujtimi për veprën e tij.
Me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes, miqve të të ndjerit, FSK-së, komunitetit të skijimit dhe komunitetit sportiv.