Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve europiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga prestigjozja britanike “The Telegraph”.
“Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, nëntë milje në jug të qytetit turistik të Sarandës”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.
Dhe një herë konfirmohet se sezoni i pushimeve nuk është më 3 muaj, por është zgjeruar nga muaji maj deri në fund të tetorit.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social “Facebook”, thotë se sfidë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët.
MZHETTS bën të ditur se javën tjetër, më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në gjithë Shqipërinë, nën moton “Pastro 1 plazh”.