Forma jo e mirë e Tottenhamit në vitin 2021 ka bërë që drejtuesit e këtij klubit të vendosin për shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho, raporton “Telegraph”.
Zyrtarizimi i shkarkimit të teknikut portugez pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
Mourinho është nën drejtimin e Tottenhamit që nga viti 2019, megjithatë nuk ka mbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit, sidomos pasi këtë sezon rrezikon inkuadrimin në top-katërshen e Premier Ligës.
Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e shtatë me 50 pikë, pesë më pak se West Hami në pozitën e katërt.
Më 25 prill, Tottenhami do ta luajë finalen e Carabao Cup kundër Manchester Cityt, që është e arritura më e madhe e Mourinhos me Spursat që nga viti 2019.