Telekomi i Kosovës ka kontraktuar një kompani angleze për ta përfaqësuar në ushtrimin e padisë ndaj vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, me të cilin kjo ndërmarrje humb 30 milionë euro në kontestin me operatorin virtual të telefonisë mobile “Z-mobile”, pronë e kompanisë “Devolli”.
Nëpërmjet procedurës së negocimit, Telekomi ka lidhur kontratë me kompaninë “Squire Patton Boggs” në vlerë 159 mijë euro. Kjo kompani do të ofrojë shërbime në përgatitjen e padisë në gjykatën kompetente të Britanisë së Madhe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Arsim Bilalli, zëdhënës i Telekomit të Kosovës, ka thënë se kontrata i referohet angazhimit të një ekspertize ligjore, e cila do të mbrojë pozicionet e korporatës në gjykatën kompetente në Londër