Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, do ta vizitojë qumështores “EUROLONA”, ku edhe do të promovojë produktin më të ri që i dedikohet ekskluzivisht agroindustrisë dhe bujqësisë.
Me këtë produkt të gjithë fermerët e Kosovës do të kenë një komunikim më të lehtë, më kualitativ dhe me të përballueshëm për xhepin e tyre, raporton Ekonomia Online.
Sipas zyrtarëve të Telekomit të Kosovës, ky produkt është i pari i kësaj natyre në tregun e Kosovës duke dëshmuar se Telekomi i Kosovës/Vala vazhdon të jetë lider në shërbime kualitative dhe inovacion për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.