Televizioni shtetëror i Iranit ka censuruar logon e klubit italian Romës, gjatë transmetimit të Ligës së Kampionëve.
Derisa Roma u mposht nga Barcelona në ndeshjen e parë të çerekfinales, tifozët iranianë kanë vërejtur se televizioni shtetëror kishte censuruar logon në të cilën shihet një ujkonjë duke ushqyer me gji dy themeluesit e Romës, Remin dhe Romulin, raporton BBC.
Kjo logo ka paraqitur shumë për shefat e televizionit iranian sa kanë censuruar atë.
Talljet me këtë veprim të televizionit iranian nisën me një gazetar iranian që jeton dhe punon në Danimarkë.
“Për 3 mijë vjet, Remit dhe Romulit i është ndaluar qumështi i nënës së tyre, kurse televizioni iranian ia ndaloi edhe qumështin e ujkonjës”, ka shkruar Mehdi Rostampour.
“Njerëzit kanë filluar të provokohen edhe nga gjinjtë e një ujkonje”, ka shkruar një tjetër shikues në Twitter.