Televizioni publik i Spanjës vazhdon ta trajtojë ndryshe Kosovën pak orë para ndeshjes së sotme të vleshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.
Televizioni publik i shtetit të Spanjës nuk po e përmend fare emrin e shtetit tonë, as në reklamat e ndeshjes, e nuk do ta bëjë një gjë të tillë as gjatë ndeshjes, pasi komentatorët e kanë të ndaluar ta theksojnë emrin e shtetit tonë, e poashtu nuk do të jepet në TV as momenti kur intonohet himni i Republikës së Kosovës.
Lexuesit shqiptarë të GazetaBlic Sport që jetojnë në Spanjë na kanë dërguar disa fotografi, ku shihet se si televizioni publik nuk i referohet kombëtares tonë si Kosova, por si Federata e Futbollit të Kosovës.
Më poshtë keni fotografitë nga ky skandal i radhës nga TV publik i Spanjës: