Televizioni publik spanjoll ka paraqitur Kosovën me shkurtesat (kos) me shkronja të vogla në tabelën e rezultatit, përcjell “Zeri.info”.
Kombëtarja e Spanjës po përballet sonte me Përfaqësuesen Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas 15 minutash, rezultati është 0:0, por në sytë e shikuesve të televizionit publik spanjoll “La 1” ka bërë bujë mënyra se si është paraqitur emri i Kosovës në tabelën e rezultatin.
Rezultati momental është 0:0 me një dominim të nikoqirëve.