Temperatura deri në 34 gradë celsius në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur të martën se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë celsius, ndërkaq maksimalet ndërmjet 29 e 34 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme