Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Prishtinë | 02 Gus 2026 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme