Drejtoria e Shëndetësisë në Komunë e Prishtinës ka angazhuar ekipe mjekësore që të ofrojnë shërbime në sheshet e kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Një ekip shëndetësore të martën ishte vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, e që ofronte shërbime në rast nevoje për qytetarët për shkak të temperaturave të larta. Numri i të interesuarave ishte i madh
Doktoresha e Mjekësisë Familjare në “Breg të Diellit”, Aneshe Zehri, tregoi për shërbimet që i ofrojnë.
“Bëjmë matjen e tensionit arterial dhe u tregojmë qytetarëve se si të mbrohen prej temperaturave të larta”.
“Më të rrezikuarit janë personat që janë të moshës më të vjetër, personat me sëmundje kronike dhe zakonisht japim këshilla”, u shpreh ajo, teksa apeloi te qytetarët që t’i reduktojnë lëvizjet në temperatura të larta.
“Që nga mëngjesi kur keni filluar, deri më tash kemi 7 qytetarë që bëjnë matje të tensionit”, tha ajo.
Të kënaqur me këto shërbime u shprehen edhe qytetarët. Ata kërkuan që të njëjtat shërbime të jenë më të shpeshta.
“Janë të mirëseardhura, kish me qenë mirë me qenë në mënyrë permanente e jo kohë pas kohe për arsye se qytetarët disa kanë kohë e disa nuk kanë mundësi”, u shpreh Rrahim Kongjeli.
E një mërgimtar, u shpreh falënderues për këto shërbime, raporton EO.
“Është hera e parë që kam pasur këtë rast dhe është e mirëseardhur dhe ne mërgimtarët është mirë, për shkak të temperaturave”, tha një mërgimtar.