Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat iu ka drejtuar me anë të një letre Ministrisë së Punës, Inspektoratit dhe pronarëve të kompanive private që në këto ditë të nxehta të ruhet jeta e punëtorëve.
Ata tutje kanë shtuar se për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate, përgjegjës do të jenë pronarët e kompanive dhe Inspektorati i Punës.
“Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jenë këto temperatura ta ridefinojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11 e deri ne orën 17 . Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të parë do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe Inspektorati i Punës”, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat.