Temperaturat e larta: Kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autostrada nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

Të ngjashme