Si pasojë e temperaturave të larta, Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një apet për të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve.
Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet që ta evitojnë ekspozimin në diell.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:
Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve!
Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta.
Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell.
Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.
Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli.
Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjedhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, çasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor.