Temperaturat e larta, qytetarë të shumtë po freskohen në Liqenin e Batllavës

| 28 Qer 2020 | 17:45 | Nga

Ditëve të fundit në vendin tonë po mbretërojnë temperatura të larta, derisa shumë kosovarë gjatë këtij vikendi ia mësyjnë shtetit amë.

Madje, po krijohen edhe kolona të shumta, e interesimi më i madh mbetet për Shëngjin e Durrës, pasi që janë më afër.

Por, edhe në Kosova vendet rekrative u stërmbushën përgjatë këtyre dy ditëve.

Një nga pjesët me të pëlqyera mbetet pa dyshim Liqeni i Batllavës, transmeton Indeksonline.

Sot madje pati numër të madh qytetarësh që po gjejnë relaks, në këtë liqen, pavarësisht që numri i rasteve me COVID-19 po vazhdon të jetë goxha i madh.

Të ngjashme