Deri në 29 persona kanë vdekur për shkak të nxehtit që ka goditur në Korenë e Jugut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut, raporton CNN.
Vendi aziatik po kalon në një valë të nxehti të zgjatur, me të paktën 15 ditët e fundit me temperaturat që kanë arritur mbi 35˚C, ka bërë të ditur Administrata Meteorologjike Koreane.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se dje ishte dita më e nxehtë në Seul në 111 vjet, me shifrat që kishin shkuar në 39.6˚C, transmeton Koha.net.
Zyra e Kryeministrit në Korenë Jugore ka urdhëruar të gjitha vendet e ndërtimit publik që të mos punojnë gjatë orëve të ditës kur temperaturat janë në nivel shumë të lartë.