Prishtina Weather ka publikuar motin për ditën e ardhshme.
Sipas PW, në fundjavë do të ketë mot të nxehtë veror dhe kryesisht me diell, derisa, temperatura maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë.
Parashikimi i motit për ditët e ardhshme:
28.08.2020 – Fusha të presionit të lartë dhe një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, do të favorizojnë këtyre ditëve të fundit të muajit gusht mot shumë të nxehtë dhe me kthjellime. Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të rriten në 33C deri 35C.
Në ditët e para të muajit shtator, kur dhe fillon stina e vjeshtës meteorologjike, fusha të presionit të ulët dhe masa më të freskëta ajrore sjellin vransira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave përreth vlerave mesatare. Priten mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.
Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera shumë të larta, andaj orëve të mesdites rekomandohet t’i shmangemi qëndrimi më të gjatë në diell.
29.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Rreth viseve malore ditën vransira lokale.
30.08 – Kthjellët, me diell dhe shumë nxehtë.
31.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.
1.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
2.09 – Më freskët, pjesërisht vranët. Mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 33C deri 35C, e ditëve të para të shtatorit zbresin deri në 23C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu-juglindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në fillim të javës së ardhshme.