Temperaturat rekorde vrasin 65 njerëz, miliona të tjerë gati të braktisin qytetin e Karachit

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:04 | Nga

Temperaturat rekord po kërcënojnë të bëjnë një qytet krejtësisht të pabanueshëm, duke i bërë miliona njerëz që të mendojnë për “strehim” diku tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një rekord të të gjitha kohërave për muajin prill, një valë e nxehtë në Karaçi, Pakistan, ka marrë 65 jetë njerëzish në tri ditët e fundit.

Siç thuhet më tej, temperaturat u rritën deri në 50 gradë Celsius të hënën.

Qyteti ka një popullsi prej më shumë se 21 milionë banorësh.

Kjo vjen pasi India fqinje u mbyt nga stuhitë e dhunshme të pluhurit – të përshkruara si një nga më të këqijat në 20 vitet e fundit – që u mori jetën disa njerëzve.

Faisal Edhi i Fondacionit Edhi, i cili vepron në morgjet dhe shërbimin e ambulancës në Karaçi, tha se vdekjet ndodhën kryesisht në zonat e varfra të qytetit.

Ai tha: “65 njerëz kanë vdekur gjatë tre ditëve të fundit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme