Temperaturat sot shkojnë deri në 35 gradë Celsius

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Mot goxha i nxehtë parashikohet të mbajë sot mbi Kosovë.

Ditën e diele, temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 15 deri në 35 kilometër në orë.

“Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme