Temperaturat zbresin deri në 24°C, pasdite mund të ketë reshje

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Vendi do të mbajë sot mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa zona priten reshje të izoluara të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, duke shënuar një rënie të dukshme krahasuar me ditët e fundit.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Të ngjashme