Tempulli i hyjneshës dardane pret të hapet për vizitorë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 09:47 | Nga

Mbetjet e tempullit të hyjneshës dardane Dea Dardanicae në lokalitetin arkeologjik të Gllamnikut, gjashtë kilometra nga Podujeva, konsiderohen në mesin e zbulimeve më të mëdha të arkeologëve në vitet e fundit.

Hapësira planifikohet të bëhet gati për vizitorë këtë vit. Por sikurse edhe disa projekte të tjera, edhe ky është në pritje të buxhetit nga Ministria e Kulturës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa më herët që nis puna, përgatitjet për konsolidimin e strukturave të tempullit, që i ishte kushtuar hyjneshës me nam do të jenë me premtuese.

Prej buxhetit varen edhe gërmimet e tjera që ka paraparë Instituti Arkeologjik i Kosovës ashtu sikurse edhe restaurimet e konservimet. Sipas Ministrisë së Kulturës, bartja e mjeteve do të bëhet së shpejti. Në buxhetin e sivjetmë të MKRS-së, për projekte kapitale të arkeologjisë janë ndarë 650 mijë euro.

Kalaja e Prizrenit, ajo e Novobërdës, Harilaqit, Korishës, Marecit, Keqekollës dhe e Vuçakut së bashku me lokalitetet arkeologjike në Gllamnik, Ulpianë e edhe disa hapësira të tjera, këtë vit janë në fokus të punës së Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Image

Të ngjashme