1.
Zori i Serbisë që lufton për ni Open-Ballkan âsht heqja e barrierave për aspiratate saj hegjemoniste, territoriale (Bota serbe), sepse koncepti i saj gjeopolitik âsht shteti i pakryem serb, që përmes politikave ballkanike, duhet me u rrumbullaksu gjatë procesit të ripërkufizimit territorial drejt shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s!?
2.
Ndërsa ideja e Edi Ramës âsht edhe ma e thjesht: Pushimi i arsyeve përse duhet me ekzistu entiteti juridik-politik, shteti kosovar!?
3.
Këtë zor kanë e këtë hile historike duen me ia shitë Perëndimit dhe Kosovës, ata që i bien në qafë Republikës sonë, e cila e prirun nga “arsye të paarsyeshme” nuk përulet në Beograd, për me e përligj paarsyeshmëninë e dy tendencave ripërkufizuese ndërmjet Serbisë e Shqipnisë!
Për pasojë, dy “anmiqtë historik”, Serbia e Shqipnia pajtohen mbi kurrizin e Kosovës, tue rritë territorin, ndërsa sërish, mija kosovarë meten me u strehu në çadrat e UNHCR-it!?
P.S.
Porse Vučić e Rama e kanë ni problem: Ndërmjet tyne Kosova shtet sovran i njohtun nga 115 kombe të botës, pra nuk munen me u ripërkufizu, sepse thjesht nuk janë fqinjë.