Tenistet kosovare fillojnë sot fushatën e Fed Cup 2018 me përballjen kundër tenisteve nga ishulli më i madh i Afrikës, Madagaskari.
Tenistet nga Kosova, sipas shortit të tërhequr, janë në të njëjtin grup me nikoqiret e Tunizisë, qipriotet dhe algjerianet, me të cilat do të përballen në ditët pasuese.