Nick Kyrgios e ka humbur kontrollin në meçin e radhës në Miami Open.
Tenisti australian e humbi edhe një herë qetësinë në humbjen që e pësoi në rundin e katërt të kësaj gare nga Jannik Sinner, 6-7 e 3-6, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, ai fillimisht shkoi dhe u fjalos me gjyqtarin e karriges, Carlos Bernardes, por nuk u ndal me kaq.
“E pabesueshme”, u dëgjua duke thënë ai fillimisht.
“Miami është njëri prej turneve më të mëdhenj dhe ju djem nuk mund ta bëni punën tuaj. Është e turpshme”, ka thënë numri 102 në botë.
Më pas, nga nervoza duke shkuar tek pozicionimi i tij ai e theu reketin duke e përplasur disa herë me fuqi përtoke.
Me këtë rast ai doli nga vetja dhe nuk ishte më asnjëherë vetja në setin e dytë.