Tenisti australian, Nick Kyrgios, në mediat sociale ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kështu ai bëhet lojtari i fundit që infektohet me virusin korona përpara Grand Slam-it të parë të sezonit të ri. Më parë ai kishte kritikuar trajtimin “vërtet të keq” të Novak Gjokoviqit.
Derisa 26 vjeçari i siguroi fansat se ndihet mirë fizikisht.
“Hej të gjithëve, thjesht dua të jem i hapur dhe transparent me të gjithë. Arsyeja që më është dashur të tërhiqem nga Sydney është sepse kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Për momentin ndihem i shëndetshëm pa asnjë simptomë. I uroj të gjithëve gjithë të mirat dhe të qëndroni të sigurt ku të keni mundësi.” shkroi ai.
Tutje, Kyrgios tha se nëse gjithçka shkon mirë, do të jetë pjesë e “Australian Open”. Derisa Thescottishsun raporton se ai mund të përfundojë izolimin shtatë-ditor dhe të konkurrojë në Melburn, transmeton Klankosova.tv.
Lajmi vjen në sfondin e çështjes së dëbimit të mundshëm të Novak Gjokoviq nga Australia. Ai ishte transferuar në Melbourne’s Park Hotel, një objekt paraburgimi për refugjatët dhe azilkërkuesit, pasi viza e tij për të hyrë në Australi u bllokua.
Kurse pas gjyqit që u zhvillua ndaj tij të citin e fitoi, raportohet se është arrestuar përsëri.