Andy Murray e ka fituar titullin e Paris Masters duke triumfuar me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-7, 6-4) kundër amerikanit John Isner.
Ky ishte trofeu i parë i Parisit për britanikun dhe titulli i gjashtë ATP në këtë vit të paharrueshëm për të.
Sot (e hënë), 29-vjeçari do të zyrtarizohet si tenisti numër 1 në botë duke u bërë britaniku i parë që e arrin këtë dhe njëherësh tenisti i dytë më i moshuar që qëndron në këtë pozitë.
Në këtë mënyrë, ai heq nga froni Novak Djokovicin, i cili ka qëndruar plot 122 javë në krye.
Gjatë vitit 2016, Murray fitoi edhe medaljen e artë olimpike (e dyta në karrierë) dhe titullin Wimbledonit.