Një ish-tenist i njohur serb pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Princeshën Diana, ndërsa ajo ishte akoma e martuar me Princin Çarls.
Sllobodan Zhivojinoviç, 52 vjeç, thotë se marrëdhënia mes tyre nisi në fund të viteve ’80, kur ajo po e ndiqte gjatë një ndeshje në Uimbëlldon.
Pas kësaj, ata u bënë ekstremisht të afërt me njëri-tjetrin.
Zhivojinoviç thotë se Dianaa e ndiqte atë nga afër fushës dhe jo nga lozha e VIP-ave, për të qenë më pranë.
Duke folur për një gazetë serbe, ai tha se ishte takuar me Princeshën në vitin 1987.
“Ajo më pyeti nëse jam tenisti me shërbimin më të shpejtë dhe i thashë ‘po’”.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme. Me të mund të flisja për gjithçka dhe madje edhe gjërat më të vogla ishin fantastike”.
“Nuk dua të flas me detaje pasi ajo nuk është më mes nesh,” tha ai.
Zhivojinoviç u tërhoq në vitin 1992, pikërisht në vitin kur u martua me Lepa Brenën, këngëtaren e famshme serbe.
Boris Beker ishte shoqëruesi i dhëndrit.