Tension në Suharekë, një karrige u hodh në drejtim të lojtarëve të Pejës

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Yllit dhe Pejës është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.

Gjyqtarët e morën këtë vendim pasi në palestrën “13 Qershori” pati sharje në kor, njofton Klankosova.tv.

Pas vendimit të gjyqtarit, sipas gazetarit Arbon Flugaj, që lojtarët të shkojnë në zhveshtore pas sharjeve dhe hedhjeve të sendeve në parket, basketbollisti i Pejës, Griciunas, ka provokuar tifozët vendas duke e bërë me gishta shkronjën “L”.

Kjo ka bërë që tifozët suharekas të gjuajnë edhe me karrige në drejtim të lojtarëve kundërshtarë, teksa ndeshja mes Yllit dhe Pejës është ndërprerë për momentin.

Të ngjashme