Pra krejt prioriteti i Qeverisë Kurti na qenka që me arritë marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin dhe në këmbim, Kosova me marrë veç njohjen defakto.
Që Kosova me këtë Qeveri ka bërë hapa mbrapa, këtu askush nuk ka dilema. As ata që janë militantë të vetë Kurtit.
Por, përtej kësaj, një kthim i kokës mbrapa të bën t’i kujtosh shumë ndodhi në këtë vend, në ballë të të cilave ka qenë Kurti.
Ka vdekur një aktivist në burg pikërisht duke protestuar kundër Asociacionit. Tash duhet dikush me i kallxue Xhemile Deharit kush është kah ia vret djalin çdo ditë, meqë per vrasjen fizike vete partia e Xhemiles refuzon me zbradhë rastin.
Duhet me pyet kryeparlamentarin, z. Konjufca se a jana hala valide qato kritere për me u shpallë tradhtar, meqë partia e tij po e pranon edhe Asociacionin, edhe nuk po e merr njohjen dejure.
Në kundërshtim të Asociacionit, në këtë vend janë stigmatizue njerëz e i janë bërë dëme deri në atë masë sa që ia patën vazhdue Kosovës izolimin edhe për nja 10 vite tjera duke e lënë pa viza.
Si pasojë e nje narracioni populist të Kurtit, ku ofronte zgjidhje për gjithcka, Kosovës i janë bërë shumë dëme që duan kohë të riparohen.
Në emër të ndalimit të Asociacionit, Kosova ka marrë edhe sanksione ndërkombëtare. Për çka? Për me pranue në fund produktin e njëjtë që në kundërshtim të tij ke marrë sanksione a?
Asociacion po, njohje jo. Ndërsa qëllimi i krejt negociatave me Serbinë ka qene njohja dejure. Kosova e Kurtit ka hequr dorë. Në vend se të jetë ne fund njohja dejure rezultati, janë sanksionet si zëvendësim.
Ky është Kurti. Kjo është Vetëvendosja. Çdo veprim i tyre është në funksion të interesit partiak, asnjëherë në interes të shtetit.
Ndryshe nuk shpjegohen këto maskarada me aksione në veri e me gjoja rezistencë karshi BE-së e ShBA-së. Kanë qenë për me ia ba më të lehtë vetes justifikimin në popull.
Tension për koncesion. Tension për Asociacion, patëm paralajmëruar ne. Populizimi i Kurtit është shumë lehtë i lexueshëm, duhet veç pak me çlirue mendjen nga adhurimi i verbër edhe shihet Kurti i vërtetë. Ai është më i keq se Hashimi, Isa e Ramushi.