Tensionet me Iranin, ShBA-ja dërgon mijëra ushtarë në Lindjen e Mesme

| 03 Jan 2020 | 19:09 | Nga

SHBA-të në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vrarë gjeneralin e Iranit, Qassim Soleimani.

Dhe pas kësaj vrasje po besohet se situata në mes këtyre dy shteteve vetëm së është tensionuar edhe më shumë.

Andaj si masë paraprake SHBA do të dërgojë 3.000 ushtarë në Lindjen e Mesme.

Pentagoni ka aprovuar kërkesën për ushtarë shtesë në vendet e Lindjes së Mesme kështu që ushtarët do të dërgohen në këto vende pasi që kërcnimet vetëm sa janë shtuar.

Soleimani ishte një gjeneral 62 vjeçar, i cili kishte drejtuar elitën e forcave të Kudsit dhe u vlerësua si figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në sulmin e SHBA-ve, mbeti i vrarë edhe komandanti i lartë i milicisë irakiene Abu Mahdi al-Muhandis, që ishte edhe këshilltar i Soleiman.

Të ngjashme