Tensionet në Ballkan, Rama: Nuk jemi në prag lufte, por këto janë simptoma të rrezikshme

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë konferencës me homologun e tij holandez, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur edhe tensionet në Bosnje Hercegovinë dhe shqetësimet për luftë.

Kryeministri Rama tha se nuk beson se do të ketë konflikte por i konsideron këto situata të rrezikshme që duhen marrë seriozisht.

“Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata. Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Ne e kemi parë dhimbjen e luftës. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht. Unë besoj se nuk duhet të ketë ‘ose po ose jo’ për integrimin por ndërmjet duhet të krijojmë hapësira për t’i dhënë më shumë mundësi të rinjve. Duhet të kenë mundësinë që të mos ikin jashtë në universitetet e Evropës por t’i gjejnë këtu ato”, tha Rama.

Të ngjashme